Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar ish kryeministrin e parë të pasluftës, Bajram Rexhepin, në 6 vjetorin e vdekjes së tij.
Ai e ka përshkruar atë politikan parimor, lider i përgjegjshëm, mjek profesionist e atdhetar, mik e bashkëpunëtor korrekt, familjar i dashur.
“Politikan parimor, lider i përgjegjshëm, mjek profesionist e atdhetar, mik e bashkëpunëtor korrekt, familjar i dashur. I tillë do të mbetet në kujtesën e gjithsecilit prej nesh kryeministri i parë në Kosovën e pasluftës, doktori i UÇK-së, ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, ish-Ministri i Punëve të Brendshme, kirurgu i suksesshëm – Dr. Bajram Rexhepi.”
“Një jetë e tërë në shërbim të atdheut dhe popullit! – është fraza që e karakterizon më së miri jetën dhe veprën e Bajram Rexhepit”, ka shkruar Krasniqi.