Krasniqi: Pesha e përbashkimit vjen nga Skënderbeu, përcillet te Ismail Qemaili e ndizet përsëri në Prekaz…

Prishtinë | 27 Nën 2022 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i ka uruar shqiptarët në prag të 28 Nëntorit, 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Pas mbledhjes së përbashkët të deputetëve nga Kosova dhe nga Shqipëria në Tiranë, Krasniqi falënderoi secilin shqiptar për atë që bënë për t’i jetësuar aspiratat shekullore.

Shkrimi i plotë:

Sot, në Tiranë, në mbledhjen e parë të përbashkët të dy Kuvendeve tona, në vigjilje të një feste shumë të rëndësishme kombëtare.

Sot, bashkë, kujtojmë dhe nderojmë heronjtë e kënduar dhe të pakënduar nga dy shtetet tona, të cilët me guximin, ëndrrën dhe vizionin e tyre mundësuan këtë ditë.

Sot, bashkë, falënderojmë secilin shqiptar, andej dhe këtej kufirit, të cilët me rezistencën, sakrificën dhe përpjekjen e vazhdueshme jetësuan aspiratat shekullore.

Amaneti dhe pesha e përbashkimit ndër ne vjen nga Skënderbeu, përcillet te Ismail Qemaili e ndizet përsëri në Prekaz, te Adem Jashari dhe UÇK-ja.

Kjo flakë shekullore, që ngrohë e ndriçon vazhdimisht zemrat, mendjet dhe rrugët tona, le të jetë udhërrëfyes i përjetshëm i kombit tonë drejt unitetit e suksesit.

Urime, shqiptarë!

Të ngjashme