Memli Krasniqi pritet në Sofje nga presidentja e Internacionales Liberale, Hakima El Haite

Prishtinë | 30 Qer 2022 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me Presidenten e Internacionales Liberale, Hakima El Haite, gjatë punimeve të Kongresit të 75-të të kësaj Federate që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Gjatë takimit me president El Haite, Kryetari Krasniqi ka diskutuar për procesin e anëtarësimit të PDK-së në Internacionalen Liberale, si dhe ka prezantuar arritjet dhe zhvillimet në raport me anëtarësimin në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve Evropian (ALDE) dhe Rrjetin e Liberalëve në Evropën Jug-LIndore (LIBSEEN).

Kryetari Krasniqi ka diskutuar edhe për situatën e përgjithshme politike në Kosovë si dhe ambiciet e Kosovës për të siguruar sa më shumë njohje në skenën ndërkombëtare.

Presidentja El Haite ka përgëzuar Kryetarin Krasniqi dhe PDK-në për rritjen e prezencës në forume ndërkombëtare dhe ka shprehur mbështetjen e saj për rrugën e mëtejme të PDK-së dhe Kosovës në procesin e shtetndërtimit dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Gjatë punimeve të Kongresit të Internacionales Liberale, Kryetari Memli Krasniqi është takuar edhe me lider shtetesh, kryetarë partish nga mbarë bota, eurodeputetë dhe anëtarë të rrjetit Liberal Ndërkombëtar.

Internacionalja Liberale është Federata Ndërkombëtare e Partive Politike Liberale, e themeluar në vitin 1947, e cila mbledh rreth vetës partitë politike, organizatat jo-qeveritare dhe individët qe angazhohen për promovimin e vlerave liberal-demokratike në botë.

https://www.facebook.com/100044662171388/posts/556414269190641/?sfnsn=mo

Të ngjashme