Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është i bindur se Bedri Hamza është njeriu i duhur për të qeverisur.
Memli Krasniqi ka treguar në Presssing në T7 arsyet pse u vendos që Hamza të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër të vendit.
“Duke parë zvogëlimin e mirëqenies së qytetarëve tonë, një lloj depresioni kolektiv social qe e vëren largimin e të rinjve të cilët pa shpresë në Kosovë po kërkojnë një jetë më të mirë jashtë vendit. E duke e parë ngritjen e çmimeve enorme dhe degradim në shendëtësi e arsim, e mos të flasim për politikën e Jashtme. Kam menduar gjatë se cilat veprime duhet ti marrim ne për t’i ofruar Kosovës jo një njeri, por një ekip që mundet me kthy Kosovën nga binarët që e ka nxjerrë qeveria dhe kryeministri aktual”, tha Krasniqi.
“Kam diskutuar me z.Hamza një kohë shumë më të gjatë dhe duke pas për bazë bagazhin e tij intelektual e profesional. Faktin që ka qenë ministri më i suksesshëm në historinë e Republikës së Kosovës, guvernatori i BQK-së me rezultatet më të prekshme ndonjëherë dhe kryetar i Mitrovicës që në periudhë kaq të shkurtër po e transformon qytetin dhe ka shkëlqyer në secilën punë publike që e kam pas, kam qenë i bindur që është njeriu më i duhur për kontekstin dhe kohën e sotme”, tha Krasniqi.
“Kemi një situatë që vendi ynë ndodhet në udhëkryq, njerëzit kanë sfida të ndryshme”, shtoi ai.