Memli Krasniqi uron 28 nëntorin me një postim të veçantë (Foto)

Prishtinë | 28 Nën 2022 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar sot 28 nëntorin për të gjithë sjqiptarërt, ndërsa ka postuar një logo krejt të veçantë e cila ilustron përpjekjet shekullore të shqiptarëve për liri.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

“Lirinë nuk ua solla unë. Atë e gjeta në mesin tuaj.” – Gjergj Kastrioti Skënderbeu “Flamuri ynë, n’athdhenë t’onë të lirë. Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipëria!”

– Ismail Qemaili “Besa-besë se vetëm një vdekje, tjetër s’ka në këtë jetë dhe një fjalë e mirë. N’grykë t’pushkës.”

– Adem Jashari Krujë – Vlorë – Prekaz Tri vende shqiptare! Tre heronjë kombëtarë! Tre nëntorë të shenjtë! Gjashtë shekuj përpjekje, luftë, sakrificë, trimëri, guxim, atdhedashuri, bashkim e frymëzim për liri.

Sot, dy shtete e miliona zemra që rrahin shqip në mbarë botën e lirë, të rritur mbi shpatullat e gjigantëve! Fitimtarë, sepse jemi në të drejtën tonë – fitimtarë do të dalim edhe në luftën e fundit për drejtësi. Sot, obligimi dhe detyra jonë është ta kultivojmë shpresën, të mbajmë zemrën në vendin e duhur, përkushtimin dhe orientimin e pandryshuar – për të ardhmen dhe gjeneratat e reja – në vendet tona! “Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”, ka thënë Hasan Prishtina. Le të jetë ky motivi, ndriçimi, vizioni dhe betimi ynë përpara. Urime 28 Nëntori! 🇦🇱

Të ngjashme