Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi e ka uruar Nora Gjakovën për medaljen e artë që e fitoi sot në Lojërat Olimpike.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nuk kishte se si të shkonte ndryshe, që me punën e tyre kanë arritur deri këtu.
Postimi i plotë:
E MAHNITSHME! Dhe nuk kishte si të shkonte ndryshe për Nora Gjakovën, që me punë të jashtëzakonshme arriti deri këtu për ta realizuar ëndrrën e saj e të Kosovës, për ta shkruar historinë tonë në Lojërat Olimpike.
Shumë urime për Norën Medalja e Artë Olimpike. Përulje e respekt për punën e saj e të gjithë ekipit të xhudos, të prirë nga kryemjeshtri Driton Kuka.
Faleminderit gjithë ekipit të Kosovës në Lojërat Olimpike që me shumë punë e pasion po na bëjnë krenarë!