Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar qytetarët e Kosovës për ndërrimin e motmoteve, raporton Ekonomia Online.
“Teksa afrohemi drejt vitit 2025, po mirëpresim jo vetëm një vit të ri, por, shpresoj shumë, edhe një kapitull të ri plot mundësi për suksese dhe arritje të reja,” ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi theksoi rëndësinë e transformimit të shpresave në veprime konkrete dhe idetë në rezultate.
Në mesazhin e tij, lideri i PDK-së nuk harroi të përmendë edhe krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, duke shprehur solidaritet dhe dëshirën për lirimin e tyre të shpejtë.
“Besojmë thellësisht që viti 2025, mbi të gjitha, të jetë vit i drejtësisë, i fitoreve dhe i zhvillimit,” përfundoi ai, duke përcjellë urimet më të mira për shëndet, lumturi dhe suksese për të gjithë qytetarët e Kosovës.