Për festën e Fitër Bajramit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Bashkësinë Islame të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast, ai ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë qytetarët.
Krasniqi tha se kjo festë shënon kulminacionin e një sprove prej një muaji.
“Shpreha mirënjohjen më të thellë për BIK-un dhe për punën e madhe të tyre që e bëjnë në vazhdimësi në kuadër të ndihmave ndaj familjeve që janë në vështirësi ekonomike dhe të ndryshme”, tha ai.
“Është një festë e cila shënon kulminacionin e një muaji të shenjtë, të përkushtimit, durimet njerëzor ndaj sprovave dhe lakmisë. Sot i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin shembull dhe inspirim nga kjo festë që të bëhen për t’u bërë edhe më bujar, edhe më të hapur, edhe më tolerant edhe më mirëbesues me njëri tjetrin, me rrethin e tyre dhe me të gjithë”, tha Krasniqi.