Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha, priti në takim përfaqësuesit e Organizatës Joqeveritare “Teach For Kosova” me të cilët nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi, i cili synon përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe fuqizimin e mësimdhënësve të rinj në shkollat fillore të mesme të ulëta dhe të larta të komunës së Fushë-Kosovës.
Ky program do të jetë dy vjeçar dhe implementimi i tij do të sjellë metodologji të re të mësimdhënies dhe ndryshime pozitive në shkollat e komunës së Fushë-Kosovës.