Memoriali “Flight 93” inspiron presidentin Trump për murin me Meksikën

Prishtinë | 20 Sht 2018 | 12:22 | Nga

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se gjeti frymëzim për të ndërtuar murin mes kufirit SHBA-Meksikë pas vizitës që i bëri Memorialit Kombëtar “Flight 93”.

Memoriali përkujtimor shënon vendin ku vdiqën 40 pasagjerë përfshirë anëtarët e ekuipazhit në fluturimin “Flight 93” të United Airlines.

Avioni u  rrëzua pasi terroristët rrëmbyen atë dhe e përplasën në një fushë të hapur më 11 shtator 2001.

“Ata ndërtuan këtë mur të mrekullueshëm ku avioni u rrëzua në Pennsylvania, dhe unë isha atje. Unë mbajta fjalimin. Ata kanë një sërë muresh, unë po them ‘është e përsosur’”, ka thënë Trump gjatë një interviste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme