Memphis Depay bëhet me ekip të ri

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 15:50 | Nga

Memphis Depay është futbollist i ri i Olympique Lyonit. Futbollisti holandez është larguar nga “Djajtë e Kuq” për t’iu bashkuar ekipit nga Ligue 1, tek i cili do ta marrë numrin 9 në fanellë,.

Sipas mediave të huaja, gjiganti britanik do t’i përfitojë 21 milionë funte plus bonuset eventuale, derisa futbollisti ofanziv i krahut e ka pranuar një kontratë prej katër vjetësh e gjysmë, ndërsa rroga e tij nuk është bërë e ditur.

Futbollisti, siç ka njoftuar klubi i tij i ri në llogarinë zyrtare në rrjetin social “Twitter”, ka arritur në Francë për vizitat mjekësore dhe për nënshkrimin e kontratës, ndërsa mediat franceze shkruajnë se ai ka gjasa t’i bashkohet skuadrës qysh këtë fundjavë.

Depay nuk kishte hapësira në “Old Trafford” dhe vendosi të largohej pasi nuk arriti të lërë gjurmë.

Depay

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme