Berat Gjimshiti dhe Ledian Memushaj në sezonin e ri do të luajnë për skuadrën e Beneventos, i cili klub sapo është inkuadruar në Serie A.
Skuadra e Beneventos, i cili sapo është ngjitur në Serinë A italiane, ka bërë një përforcim në mbrojtje.
Megjithëse ende jo zyrtarisht, skuadra në fjalë ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit shqiptar, Berat Gjimshiti.
Qendërmbrojtësi shqiptar, i lindur në vitin 1993, në bashkëpronësi me Atalantën, vjen nga një sezon mjaft pozitiv me Avelinon ku ka luajtur i huazuar.
Në krahun tjetër, Benevento po punon për të transferuar në skuadër një tjetër lojtar të Kombëtares sonë, këtë herë në mesfushë.
Fjala është për Ledian Memushajn e Pescaras. Sot pritet që të ketë një takim mes drejtuesve të dy klubeve për të mbyllur sa më shpejt këtë transferim.