Është shantazhuar menaxheri i institutit INKOS në KEK.
Ai ka njoftuar se kjo ka ndodhur nga një adresë anonime, ku i ka ardhur një emali me përmbajtje shantazhi për ankuesin dhe menaxhmentin e KEK-ut, përcjell Klankosova.tv.
Në lidhje me rastin ende nuk është raportuar për të arrestuar.
“Ankuesi mashkull kosovar menaxher i institutit INKOS në KEK ka njoftuar se nga një adresë anonime i ka ardhur një emali me përmbajtje shantazhi për ankuesin dhe menaxhmentin e KEK-ut. Lidhur me rastin përveç njësive të hetuesisë është njoftuar edhe njësia e Krimeve Kibernetike”, thuhet në raportin e policisë.