Në puntatën e fundit Bora Zemani dhe Arjan Konomi, ishin vetëm në studio.
Dyshja intervistuan njëri-tjetrin ku edhe zbuluan detaje nga përjetimet e tyre gjatë këtyre sezoneve sa realizuan programin, shkruan lajmi.net.
Ishte Bora ajo që në një formë ktheu disa replika ndaj disa kritikave drejt saj.
Ajo u ndal tek ankesat e disa konkurrentëve por edhe të Arjon Muçës se nuk i përshëndet të tjerët kur futet në studio.
“Ti (Arjan) përfshihesh më tepër me personazhet, unë gjithmonë kam dashur të jem sa më e tërheqeur sa më e papërfshirë në të gjitha historitë madje kam pasur ankesa edhe që nuk përshëndes konkurrentët në studio për këtë fakt. Sepse dua të jem sa më larg për t’i bërë ato pyetjet e mia në mënyrën më komode të mundshme”, tha Bora.
Kujtojmë se në një intervistë Arjon Muça tha se Bora është shumë punëtore dhe e do karrierën, por e keqja e saj është që nuk përshëndet kur futet në studio, ose thënë me fjalë të tjera është ‘mendjemadhe’.
“Bora është karrieriste dhe punëtore. Tipari i keq është se nuk përshëndet. Më ka ndodhur edhe mua që nuk më flet. Nuk i vë re njerëzit që ka pranë”, tha ai.
Ndryshe, Bora Zemani, është raportuar se nuk do e shohim më në moderimin e “Për’puthen” dhe se ajo do të moderojë “Dancing with the stars”