Pavarësisht se çfarë bën, mos e quaj këtë besëtytni. “Nuk është vërtet besëtytni. Është një gjë që e bën çdoherë.
Këta djem në parim mendojnë se nuk do të luajnë mirë nëse nuk e bëjnë të njëjtën gjë, çdo herë”, thotë lojtari i skuadrës Columbus Blue Jackets, Seth Jones, duke folur para fillimit të plejofit në ligën NHL të SHBA-së në hokej në akull, shkruan sot Koha Ditore.
Rutina intriguese para ndeshjes e lojtarit të Montreal Canadiens, Andrew Shaw, përfshin goditjen e një bashkëlojtari në mbrojtëse të gjunjëve dhe po ashtu shtrëngimi i duarve në 50 mënyra të ndryshme.
“Unë kam shtuar edhe disa gjëra të tjera që e shoh se më ndihmojnë të jem i gatshëm për lojë. Shumica e lojtarëve kanë një rutinë para çdo ndeshjeje. Nëse të thonë se nuk e kanë, atëherë gënjejnë”, thotë Shaw.
Rutinat e ndryshme
Kur lojtarët e ligës NHL pyeten për rutinat e tyre para ndeshjeve, ata shpesh nuk preferojnë të flasin.
Shpesh thonë: “Ahh nuk e bëj unë atë”. Shumica e lojtarëve nuk duan të zgjerohen për rutinat e tyre ditore nga frika se mund të tingëllojnë çuditshëm apo të japin sekrete për një kundërshtar. Apo u ruhen edhe talljeve të bashkëlojtarëve.