Tingëllon si diçka prej filmave të Hollywood-it. Në një mashtrim klasik, hajdutët italianë u mashtruan duke vjedhur një pikturë të pavlefshme. Edhe kryebashkiaku dhe qytetarët ishin të përfshirë në këtë histori.
Policia italiane ndërroi një pikturë të shekullit 17 nga artisti flaman, Pieter Bruegel i Riu (që vlen afro 3 milion euro) nga një kishë dhe e zëvendësuan me një pikturë të falsifikuar.
Detektivët në qytetin e Castelnuovo Magras në Liguria morën informacione të fshehta për planin e hajdutëve dhe në mënyrë sekrete instaluan kamera të sigurisë në kishën e Santa Maria Maddalenas.
Ata tani po i shikojnë xhirimet pasi hajdutët thyen kishën me një levë dhe prishën kasën e veprës së artit me një levë dhe prishën kasën e veprës së artit me një çekiç.
Ata u larguan nga vendi i ngjarjes më një veturë të tipit “Peugeot” me ngjyrë të bardhë së bashku me “kryeveprën”.
Kryebashkiaku Daniele Montebello, që gjithashtu ishte i përfshirë në mashtrim, në fillim iu tha reporterëve që piktura kishte vlerë të paçmueshme dhe që vjedhja e saj ishte një goditje e rëndë për komunitetin.
Por më vonë ai zbuloi se piktura ishte zëvendësuar me një kopje para më shumë se një muaji.
“Ne dëgjuam disa zëra se dikush kishte dashur ta vidhte atë, kështu që Carabinierët (forca paramilitare policore të Italisë) sollën një pikturë të falsifikuar dhe I instaluan kamerat e sigurisë”, tha ai.
Ai gjithashtu falënderoi anëtarët e kishës që e kishin kuptuar se piktura ishte zëvendësuar dhe nuk ishte origjinalja, por nuk e zbuluan sekretin, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.