Mëngjesi i sotëm e gjen pa ujë të pijshëm Mitrovicën

Prishtinë | 02 Dhj 2024 | 07:41 | Nga Ekonomia Online

Veriu i vendit kohëve të fundit ka qenë bazë e shpërthimeve të shumta, si në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok, ashtu edhe në komunën e Zveçanit dhe stacionin policor.

E shpërthimi në kanalin e Ibër Lepencit ka lënë pasoja të mëdha, ku edhe sot në mëngjes Mitrovica është zgjuar pa ujë të pijshëm.

Kështu bën të ditur gazetari korrespodent i Klan Kosova, Urall Boshnjaku për emisionin “Ora Shtatë”.

“Mitrovica u zgjua pa ujë të pijes, dhe kjo për fat të keq ka ndodhur pa paralajmërim”, u shpreh Boshnjaku.

Tek pjesa ku ka ndodhur shpërthimi në Varagë të Zubin Potokut, ka vazhdimisht patrullime nga Policia e Kosovës, të pranishëm janë edhe KFOR-i dhe EULEX-i, gjersa në pjesët e veriut, Policia e Kosovës tashmë ka rritur praninë.

Sipas Boshnjakut, gatishmëria policore është rritur një ditë para se të ndodhte shpërthim në Varagë.

Të ngjashme