Për shumë prej nesh, dita nuk fillon ashtu siç duhet derisa të pimë kafen. Rezulton se kafeja nuk është vetëm e mirë për shëndetin, por mund edhe t’ju zgjasë jetën.
Kjo vetëm nëse e përgatitni me një filtër, sipas një studimi të ri të botuar të mërkurën në Revistën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese. “Kafeja e pa filtruar përmban substanca që rrisin kolesterolin në gjak. Përdorimi i një filtri i heq këto dhe bën që mundësitë për atak kardiak apo vdekje të parakohshme të ulen,”- tha autori i studimit Dag Thelle, një profesor i vjetër në departamentin e shëndetit publik dhe mjekësisë në bashkësi të Universitetit të Gothenburg, Suedi.
“Studimi ynë ofron prova të forta dhe bindëse për një lidhje midis metodave të krijimit të kafesë, sulmeve në zemër dhe jetëgjatësisë,”- tha Thelle.
Ky është një lajm i keq për dashamirët e kafes turke apo për çdo lloj kafeje që është e fortë.
“Studimet kanë treguar se substancat që gjenden në kafen e pa filtruar mund të rrisin nivelin e triglicerideve dhe nivelet e kolesterolit”,- tha tha dietologia e regjistruar Lisa Drayer, një kontribuese e shëndetit dhe ushqimit në CNN. “Kështu që përdorni një letër që mund të ndihmojë në bllokimin e këtyre kimikateve.”
Kafeja e filtruar zvogëlon rrezikun e vdekjes për çdo arsye me 15%, rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare tek burrat me 12% dhe ul rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës tek gratë me 20%. Në fakt, studimi zbuloi se ata që pinin nga një deri në katër filxhanë kafe të filtruar në ditë kishin nivelin më të ulët të vdekshmërisë.
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, kafja e filtruar mund të rrisë fokusimin, të forcojë gjendjen shpirtërore dhe të përmirësojë performancën gjatë ushtrimeve.
Gratë shtatzëna duhet të jenë të kujdesshme. Nivele të larta të konsumimit të kafesë u zbuluan se rrisin rrezikun për lindje të parakohshme, si dhe peshë të ulët tek foshnjat.
“Njerëzit që e dinë se kanë nivele të larta të kolesterolit, duhet të qëndrojnë larg çdo kafeje.
Për t’u kujdesur për shëndetin, Drayer sugjeroi këshillat e mëposhtme:
Shtoni qumësht me pak yndyrë dhe shmangni kremin. “Kremi ka rreth 50 kalori dhe 3 gram yndyrë të ngopur për një lugë gjelle”, tha Drayer, duke shtuar se qumështi me pak yndyrë ka më pak kalori dhe do të ndihmojë për të kompensuar humbjet e kalciumit (një lugë gjelle ka vetëm 6 kalori, por 19 miligram kalcium).
Shmangni sheqerin. “Një lugë çaji sheqer përmban 16 kalori. Mund të mos duket shumë, por nëse shtoni dy lugë çaji dhe pini disa gota në ditë, kaloritë shtohen”, tha ajo.