Mënyrat më të lehta për shërimin e shenjave dhe të nxirat e lëkurës

Prishtinë | 27 Nën 2023 | 22:10 | Nga Ekonomia Online

Shpesh herë ndodhë t’i dëmtojmë enët e gjakut nga pakujdesi të ndryshme, të cilat pasojnë me shenja të cilat na mbesin në lëkurë për ditë të tëra.

Deri më tani, për përmirësimin e një pamjeje të tillë, vajzat kanë përdorur grimin si zgjidhje të vetme për mbulimin e shenjave ngjyrë vjollcë apo gjelbër.

Tashmë janë zbuluar disa mënyra të tjera të cilat mund të përshpejtojnë procesin e shërimit të një pamjeje të tillë, të cilat mund të bëhen në kushte shtëpie.

1. Piper i kuq dhe vazelinë. Për të përshpejtuar procesin e shërimit të një plagë, Skin Again rekomandon përzierjen e specit djegës (pluhur) me vazelinë.
Përziejeni mirë dhe lëreni masën të ftohet para se ta aplikoni në lëkurë.

2. Majdanoz

Kjo erëz e freskët është e njohur për vetitë e saj anti-inflamatore. Ajo që duhet të bëni është të copëtoni disa fije majdanozi t’i shtypni dhe t’i vendosni mbi lëkurë.

3. Uthull dhe ujë të ngrohtë

Uthulla rrit qarkullimin e gjakut afër sipërfaqes së lëkurës. Kjo është arsyeja pse aplikimi i saj do të ndihmojnë në shpërndarjen e gjakut ! Përzieni një lugë uthull molle dhe një lugë ujë të ngrohtë dhe shenja do të zhduket për pak ditë. 4. Falë vitaminave K dhe C, lakra e bardhë ka fuqinë gjithashtu të zbehë shenjat në lëkurë. Vendosni një fletë lakër mbi të nxirën dhe lidheni me një qese apo fasho. Lëreni për gjatë gjithë natës dhe përsëriteni këtë gjë për 2-3 netë.

5. Qese çaji.

Çaji i gjelbër dhe i zi janë të pasura me taninina të efektshme që zvogëlojnë indet e fryra dhe ngushtojnë enët e gjakut.

6. Qepë.
E fundit por jo më pak efektivja, qepa, shkruan living. Vendosni një copë qepë mbi plagë dhe lëreni të bëjë efektin brenda pak orëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme