Ndoshta, martesa te disa persona mund të jetë tranzicioni më i madh në jetën e tyre, pa marr parasysh se sa i përgatitur mund të jetë ai person.
Kur filloni të jetoni me bashkëshortin/bashkëshorten, ndryshimet janë të paevitueshme. Disa prej këtyre ndryshimeve do sjellin lumturi e të tjerat, mund të ia sfidojnë durimin dhe mençurinë tuaj.
Si do të ju përshtateni dhe adaptoheni këtyre ndryshimeve e përcakton edhe fatin e lidhjes suaj, raporton “Etimes”..
Këtu i gjeni disa mënyrat se martesa do ia ndryshon jetën;
Do të keni shumë momente të ‘cënueshmë’
Kur filloni të jetoni me dikë, ai/ajo do mësoj edhe më shumë për ju. Do i mësoj fuqitë dhe dobësitë e juaja. Do i ndani sekretet më të thella me ta. Por, kur ndani të gjitha gjërat, ju shpesh mund të ndjeheni të cënueshëm, do të ketë momente kur do ta pyesni vetën se a keni bërë mirë që i keni treguar të gjitha, por në fund të fund për këtë gjë është martesa.
Marrëdhëniet ma familjarët e tij/saj nuk do të jenë ashtu siç i keni pritur
Është normale që të gjithë të shpresojmë që të kemi marrëdhëniet e mira me familjarët e bashkëshortit apo bashkëshortit, por jo gjithmonë ndodh kjo gjë. Mirëpo, gjithmonë ka vend për të i rregulluar gjërat edhe nëse ndodh e kundërta.
Ju do të keni nevojë për të kaluar kohë vetëm
Martesa është një gjë e mirë. Ju tash do të i ndani të gjitha gjërat me të, do vizitoni vende dhe familjarë së bashku. Por, vjen një kohë kur ju do të dëshironi që të paktën një ditë ta kaloni vetëm. Dhe kjo është totalisht normale. Ne shpesh herë kemi nevojë të dalim dhe të rrimë vetëm, për të reflektuar mbi vetën tonë.
Paraja do të ketë më së shumti rëndësi
Është lehtë të thuhet se dashuria është e mjaftueshme për të qenë të lumtur. Por dashuria nuk mundet të ju ofroj ushqim në tavolinë. Vetëm paraja mundet. Ju, do të keni nevojë për më shumë gjëra dhe para do të jetë prioritet./ln