Prodhuesi gjerman i veturave “Mercedes Benz”, ka zbuluar një version të modifikuar të Mercedes-AMG GLC 63, i cili është SUV-i më i shpejtë në botë në pistën e Nurburgring.
Gjigandi gjerman Mercedes-AMG GLC 63 vjen me një motor 4.0 litërsh V8 eksterier super sportiv e çmim prej 92 mijë euro.
Motori i AMG GLC 63, 4.0 litërsh V8 biturbo ofrohet në dy versione të ndryshme, njëri që prodhon 469 kuajfuqi e tjetri S me 503 kuajfuqi, shkruan The Wheel Network.
Që të dy këta motor vijnë me marsh me nëntë shpejtësi automatike e të gjitha rrotat aktive.
Modeli më i fuqishëm i AMG GLC 63 shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.8 sekonda e atë maksimale 280 kilometra në orë.