Divizioni AMG i Mercedes-Benzit ka shpalosur dy modele të reja me sistem hibrid benzinë-rrymë, duke nxjerrë kështu modelet më të fuqishme AMG me mbi 800 kuajfuqi e zero emetime të dyoksidit të karbonit në distanca të shkurtra.
Modelet e reja, pjesë e asaj që AMG i quan strategjia e “e-performancës”, janë të bazuara në modelin ekzistues 4.0-litërsh dhe në versionin e ri 2.0-litërsh benzinë.
Të dy modelet, M177 dhe M139 vijnë me marshe me nëntë shpejtësi.
Në një proces elektrifikimi, motori me djegie i AMG-së kombinohet me një motor elektrik të integruar në pjesën e pasme të veturës.
Me versionet e reja të kombinimeve, një nga modelet më të fuqishme pritet të ketë 804 kuajfuqi, mjaftueshëm për të arritur përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë për vetëm 3 sekonda.
Ndërsa një model tjetër do të vijë me 443 kuajfuqi. Versione do të ketë edhe me mbi 400 kuajfuqi.
Ende s’dihen emrat e saktë të modeleve të reja që pritet të lansohen në treg më 2022.