Mercedes Benz ka vendosur të shpenzojë 20 miliardë euro për makina elektronike me bateri. 1 miliardë euro të tjera do të investohen në tetë fabrika baterish në Gjermani, Kinë, Tajlandë dhe SHBA.
Prodhuesi gjerman do që ta ofrojë makinën e parë hibride në vitin 2022, dhe të ketë arritur kapacitetin për të prodhuar përbërësit bazë deri në 2030.
Pak javë më parë, një tjetër kompani gjermane, Volkswagen, njoftoi se do të bënte investime të ngjashme, madje për të ofruar një version të lirë, ose Golf-in elektrik,shkruan Top-Channel.