Skuadra e “Mercedesit” mund të ndëshkojë Lewis Hamilton për sjelljen e tij në pistë në Çmimin e Madh të Abu Dhabit. Piloti britanik injoroi urdhrat e skuadrës së tij gjatë garës të cilët i kërkuan atij që të rriste shpejtësinë në pistë.
Britaniku mbajti një ritëm të ngadaltë gjatë garës, me synimin që Vettel dhe pilotët e Red Bullit të arrinin Rosbergut dhe të tentonin parakalimin e tij në mënyrë që 30-vjeçari të shpallej kampion bote.
Teknikët e “Mercedesit” i thanë Hamiltonit se po rrezikonte të humbiste garën dhe se duhej të shtonte ritmin e garimit, por britaniku nuk u bind dhe vendosi të mbajë ritmin e ngadaltë, një situatë që nuk është pëlqyer aspak në ambientet e “Mercedes”.
Vetë Toto Wolff në përfundim të garës kritikoi Hamiltonin për sjelljen e tijn duke i thënë se anarkia nuk funksionon tek asnjë skuadërn duke ia bërë të qartë se nuk ishte aspak dakord me mënyrën se si ai u soll në pistë.
“Në këtë sport duhet të fitosh dhe të humbasësh me dinjitet. Është për të ardhur keq kur flitet për diçka të tillë. Rosbergu fitoi botërorin e ‘Formula 1’ duke zhvilluar një kampionat fantastik”, tha Wolff.