Shumë i ngadalshëm, i palëvizshëm, pushon sepse është i sëmurë, harron. Këto janë disa prej sjelljeve të punëtorëve të moshuar që autoprodhuesi “Mercedes-Benz” po përpiqet t’i largojë pasi Gjermania po përballet me sfidat e plakjes së shoqërisë.
Brendi luksoz i udhëhequr nga “Daimler” është duke u përpjekur të zhdukë këto mendime të gabimeve përmes një kampanje të gjerë. “Ne donim një ndryshim në qëndrimet e njerëzve”, ka thënë Sylvia Huette-Ritterbusch, eksperte e personelit të “Mercedesit”, puna e së cilës është të vendosë se për çfarë aftësish do të ketë nevojë kompania në të ardhmen, shkruan Koha Ditore.
Një iniciativë që “Daimleri” ka ndërmarrë është një ekspozitë për të sfiduar stereotipet rreth plakjes. Ajo është vizituar nga 80 mijë persona deri tash, përfshirë 2500 menaxherët e fabrikave të veta dhe është dërguar edhe në Berlin ku është hapur për publikun.
Vizitorëve u është kërkuar të zgjedhin mes dyerve “i ri” dhe “i vjetër” për të hyrë në këtë ekspozitë. Shumë vizitorë të pensionuar, që ndihen të rinj në zemër, kishin kaluar përmes derës për “të rinj”.