Mercom Company prezanton modelin e ri të Peugeot

Prishtinë | 20 Dhj 2016 | 19:46 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mercom Company prezantoi modelin më të ri të veturës Peugeot.

Partneri i kompanisë Peugeot organizoi ngjarjen e fundvitit, njëherësh prezantoi edhe modelin e ri të Peugeot 2008 SUV New Peugeot për herë të parë në Kosovë.

Arif Elshani, pronar i kompanisë PEUGEOT tha se si kompani janë në tregë qe 28 vjet, ndërsa 8 vjetët e fundit kanë bashkëpunim me kompaninë PEUGEOT nga Franca.

“Kjo veprimtari që sonte prezantojmë ka filluar para 15 vjetësh, por me kompaninë Peugeot jemi partnerë qe 8 vjet. Jam i lumtur që sonte jemi së bashku këtu dhe të kalojmë një mbrëmje të këndshme”, tha Eshani.

Mysafir i veçantë ishte Mrs Carole Blestel-Feffer, zëvendës-ambasadore e Francës në Kosovë, e cila në emër të ambasadorit Didier Chambert i falenderoi dhe i përgëzoi për këtë të arritur.

“Jam e lumtur që jam prezent këtu për të prezantuar këto vetura të bukura franceze. Suksesi i këtij koncesioni tregon interesimin e vërtetë të konsumatorëve kosovarë për markën ‘Luanin e Artë’. Ju dëshiroj një vit të ri dhe ju uroj punë të mbarë dhe të suksesshme.”, tha ajo.

U tha se kjo ngjarje kishte për qëllim t’i sjellë së bashku partnerët e kompanisë Mercom, klientët e përkushtuar dhe mysafirët tjerë në një mbrëmje festive.

Njëherësh vjen si vlerësim ndaj stafit të përkushtuar, partnerëve dhe mysafirëve të nderuar.

Përtej festës, ky aktivitet reflektoi përkushtimin e Mercom Company, në fuqizimin e sektorit privat dhe seriozitetin e saj karshi partnerëve prestigjioz siç është Peugeuot.

Vizitorët që kishin rastin të shohin këtë model të njërës prej markave më të mira në botën automoblistike, u shprehën të kënaqur me atë çfarë prezantoi Mercom Company me partnerin e saj Peugeot nga Franca.

peugeot

Të ngjashme