Mërgim Berisha qe një kohë është në kërkim të klubit të ri pasi u la i lirë nga Fenerbahçe.
Sulmuesi kosovar nuk e tregoi veten sa duhet në Superligën turke dhe i ka bërë valixhet gati për t’u larguar nga Stambolli, shkruan “Gazeta Express”.
Interesim për përfaqësuesin U-21 të Gjermanisë kanë shfaqur kohëve të fundit klubet e Bundesligës.
Sipas mediave turke, 24 vjeçari tashmë ka arritur marrëveshje me Stuttgartin.
Ish-futbollisti i Salzburgut është i gatshëm të luajë në elitën e futbollit gjerman dhe i ka thënë “po” këtij klubi.
Tash mbetet të zgjidhet çështja në mes të dy klubeve dhe ai të përfundojë në futbollin gjerman, shkruan “Gazeta Express”.
Stuttgarti duket se e kërkon lojtarin në formë huazimi për një vit, me mundësi të blerjes definitive në vitin 2023.
Berisha i ka shënuar vetëm 4 gola në Superligën e Turqisë.