Mërgim Berisha i pandalshëm, ylli nga Kosova me një arritje që në futbollin austriak nuk kishte ndodhur për një kohë të gjatë

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Mërgim Berisha ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme në elitën e futbollit austriak Bundesliga.

Sulmuesi nga Kosova ka qenë fantastik në fitoren e skuadrës së tij Red Bull Salzburg 4-2 ndaj Rapid Vjena.

Berisha ka asistuar në katër golat e shënuar nga skuadra e tij, ku tri herë shënoi Daka dhe një tjetër gol Adeyemi.

Me katër asistimet e tij Berisha ka qenë lojtari i javës në Austri, pasi një gjë e tillë nuk kishte ndodhur me vite të tëra.

Ishte viti 2013 kur futbollisti i fundit që bëri katër asistime ishte Kevin Kampl që edhe ai në atë kohë luante te Salzburg.

Falë paraqitjes fantastike ndaj Rapidit, Berisha është përfshirë edhe në formacionin më të mirë të javës.

Sulmuesi kosovar është ndër më të mirët këtë edicion te Salzburg, ndërsa vlera e tij është rritur ndjeshëm falë 13 golave e 10 asistimeve në 26 ndeshje të zhvilluara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme