Të enjten në mbrëmje janë mbyllur ndeshjet e xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.
Në këtë garë militojnë shumë futbollistë shqiptarë, ku disa prej tyre shkëlqyen në këtë xhiro.
Mërgim Berisha dhe Myrto Uzuni shënuan gola të bukur për Fenerbahcen dhe Ferencvarosin.
Madje të dy golat u futën në listën e ngushtë të garë për ‘Golin e javës’ në Ligën e Evropës, ku në garë ishin edhe Sofiane Feghuli (Galatasaray) dhe Sadi Benrahma (West Ham).