Mërgim Berisha ka vazhduar me efikasitet te Red Bull Salzburgu. Skuadra e madhe austriake të dielën fitoi 4:1 ndaj St. Poltenit në kuadër të xhiros së 20-të të Bundesligës së Austrisë.
Sulmuesi kosovar realizoi golin e fundit në minutën e 95-të. Ai shënoi nga pika e bardhë. Berisha 22-vjeçar e kompletoi ndeshjen te Salzburgu.
Ai ka arritur në shifrën e nëntë golave e gjashtë asistimeve në 17 paraqitje kampionale. Salzburgu udhëheq në tabelë me 46 pikë, pesë më shumë se Rapidi i Vjenës.