Mërgim Lushtaku: Açareva dhe Llausha të mobilizuar për fitoren e PDK-së

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Mërgim Lushtaku ka vizituar Açarevën dhe Llaushën, ku është parë një mobilizim i jashtëzakonshëm nga banorët, të cilët kanë shprehur mbështetjen e madhe për PDK-në dhe kandidatin Mërgim Lushtaku.

Lushtaku tha se PDK-ja është partia e vetme në të cilën kanë besim njerëzit se mund ta udhëheqë Kosovën në sfidat më të rënda.

Njoftimi i plotë:

Açareva dhe Llausha si çdo herë tjetër edhe tani na konfirmuan mbështetjen e tyre për #Rimëkëmbjen e Kosovës. Çdo fshat, çdo lagje dhe çdo familje e Drenicës në këto zgjedhje do ta mbështes masovisht Partinë Demokratike të Kosovës sepse është partia e vetme në të cilën kanë besim se mund ta udhëheq Kosovën në sfidat e rënda me të cilat ballafaqohet.#MERGIMLUSHTAKU11

#PDK134

#RIMËKËMBJE

Të ngjashme