Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka hapur aktivitetet tërë ditore që i dedikohen mërgatës, në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, në shenjë falënderimi dhe mirënjohje, për kontributin e jashtëzakonshëm të tyre, raporton Ekonomia Online.
Në sheshin “Skënderbeu”, janë hapur tashmë tendat me lojëra atraktive për fëmijë, tendat e informimit, ku qytetarët mund të informohen rreth aktiviteteve që MPJD i ka dedikuar mërgatës, si platforma Shijo Kosovën, platforma Made in Kosova (MIK).
Pjesëtari i programit për Diplomacinë Qytetarë në kuadër të MPJD-së, Arlind Alidema ka bërë thirrje të gjithë diasporës që të kthehen në Kosovë dhe të investojnë në vendlindjen e tyre.
“Këtu në këtë pjesën që jemi duke promovuar që çdo gjeneratë duke ikë çdo ditë e më shumë, gjithashtu janë edhe programe të tjera të cilat jemi duke promovuar, po ashtu edhe regjistrimin e popullsisë për diasporës. Kemi edhe kadet ‘Made in Kosova’, dhe kështu po e presim mërgatën po i tregojmë që gjeneratat e reja të kthehen në vendlindje dhe me i ndihmuar Kosovën. Ka interes të madh nga mërgata, unë për veti kam qenë në New Yourk, dhe kam qenë i fascinuar këtu, por kam shumë shokë që vijnë nga vendet të tjera në Kosovë, prej Gjermanisë, Holandës dhe prej të gjithave vendeve. Ditën e parë kanë qenë më pak persona kurse në ditën e dytë është rritur edhe më shumë. Këta janë të gjithë profesionist të diasporës, secili që ka pasur një profesion të fushave të ndryshme jemi kthyer në Kosovë dhe jemi sistemuar nëpër dikastere të ndryshme nëpër ministri të ndryshme. Mesazhi për mërgatën është se kthehuni sot jeta është më mobile, sot Kosova është vend ku ka mundësi për të investuar”, u shpreh Alidema.
Jon Gjini i cili jeton në Francë, për Ekonomia Online ka thënë se Kosova po e pret mirë, po ashtu ai shtoi se e ka kryer edhe çështjen e regjistrimit.
Po ashtu, ai la mesazh për bashkatdhetarët që t’i kenë sytë nga Kosova.
“Jetoj në Lion, jam studentë i juridikut, vijë shpesh në Kosovë deri në vitin e kaluar jam ardhur nga dy tre muaj verës, më pak dimrit. Në varësisht se sa kemi pasur kohë dhe mundësi kemi ardhur, por sivjet ka një vjet që nuk kam ardhur. Super na ka prit Kosova dhe Shqipëri, jemi regjistruar në fazën e parë ishte një regjistrim i lehtë. Besoj që është e rëndësishëm që të ketë statistika të besueshme që më vonë të ketë politikë të besueshme. Politika që vepron me statistika të besueshme funksion më mirë. Besoj që mërgata është ende më e gjerë. Për mërgatën kam mesazh që t’i kenë sytë nga Kosova dhe Shqipëria.
Kurse qytetarja nga New York, Ajshe Hoti ka thënë se po i pëlqen shumë Kosova se si e ka pritur dhe se sa ka përparuar.
“Vij nga New Yorku, po kalojmë shumë mirë kemi ardhur që një muaj. Shumë po bëhet sidomos tani po më pëlqen, qysh i kanë zbuluar organizata për neve po bëjnë shumë por edhe për popull shumë më shumë se përpara. Me rini me muzika, të gjitha po më pëlqejnë. Ende nuk jam regjistruar sot jam duke pritur për tu regjistruar. Ndoshta e qojë jetën në mërgim por më vonë dua të jetojë këtu, Të vijnë në Kosovë te vendlindja shumë e bukur, duhet me i zbuluar të gjitha gjërat se i kemi të bukura që i kemi krijuar sidomos rinia dhe gratë dhe jam shumë e kënaqur”, ka thënë Hoti.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka bërë hapjen e aktiviteteve tërë ditore që i dedikohen mërgatës, në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, në shenjë falënderimi dhe mirënjohje, për kontributin e jashtëzakonshëm të tyre.
Në sheshin “Skënderbeu”, janë hapur tashmë tendat me lojëra atraktive për fëmijë, tendat e informimit, ku qytetarët mund të informohen rreth aktiviteteve që MPJD i ka dedikuar mërgatës, si platforma Shijo Kosovën, platforma Made in Kosova(MIK).