Është organizuar shtegtimi në Kalanë mesjetare të Artanës, me qëllim që të mësohet historia e kishave dhe kalave të vjetra, raporton Ekonomia Online.
Famullitari i Prishtinës, Don Fatmir – Koliqi, tha se organizime të tilla po ndodhin tash e sa herë për qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë.
Koliqi ka thënë se përmes këtyre vizitave mësohet historia e pastër e kishave dhe kalave të vjetra.
“Ne për çdo vit organizojmë e kremtojmë apo e shënojmë ditën e diasporës. Kisha katolike tash e disa vite pjesën e madhe që e ka në diasporë kur vinë tash për pushime të takohen në kishën që është në Kosovë dhe për çdo vit organizojmë në vende të ndryshme. Kemi organizuar në Gjakovë, këtu në Prishtinë dhe këtë vit kemi dashur të bëjmë një shtegtim shpirtëror në kalanë dhe katedralen “Shën Nikolla” në Artanë”, tha Koliqi.
“Kjo me qëllim që qytetarin tonë, besimtarin tonë t’i njoftojmë me të kaluarën tonë të pasur. Atje do të shkojmë edhe diaspora, por edhe besimtarët që i kemi këtu, atje do të rrimë bashkë do të njoftohemi kemi edhe guidë profesionale të cilët janë arkeologë dhe historian dhe ata do të na tregojnë te gjithë atë rëndësi që e ka Kalaja e Novobërdës”.
Mërgimtari nga Kanada Lulzim Rrafshi tha se kjo është një gjë e mirë që po organizohet tash e disa herë.
“Kjo është një gjë e mirë që po organizohet, ne kemi mundësi që të takohemi me njerëz, ne kemi qenë në vende të ndryshme dhe kësaj radhe do të jemi në Novobërdë”, tha Rrashi për Ekonomia Online.