Pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, janë arrestuar 9 persona.
Siç njofton Policia pas aksidentit palët e përfshira kanë pasur përleshje fizike mes vete.
Dyshohet se personat që u përleshen janë mërgimtarë.
Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku pas aksidentit palët e përfshira në aksident kanë pasë edhe përleshje fizike mes vete. Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor 9 persona. Njësitet përkatëse policore po merren me rastin” – njoftoi Policia.