Mërgimtari i ofron 20 euro ryshfet policit në “Sunny Hill”, arrestohet

Prishtinë | 02 Gus 2025 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Një burrë me shtetësi zvicerane është arrestuar të premten në Bërrnicë të Poshtme, gjegjësisht në festivalin “Sunny Hill”, pasi dyshohet se i kishte ofruar 20 euro ryshfet një zyrtari policor.

Megjithëse, i njëjti, pas aktit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi zvicerane pasi që i njëjti i kishte dhënë zyrtarit policor para në vlerë 20 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme