Mërgimtari nga Suhareka tregon se si e torturuan në Serbi

Prishtinë | 18 Gus 2016 | 17:32 | Nga

Xhavit Kolgeci nga Suhareka ishte arrestuar e lëshuar nga autoritetet serbe, pasi ai kishte qenë edhe më parë i burgosur aty si i burgosur politik.

Ai ka treguar në një intervistë për TherandaPost se ishte ndaluar teksa ishte duke u kthyer me autobus dhe më pas e kanë lënë të zhveshur nga ora një pasmesnate deri të nesërmen në mëngjes.

“Në një dhomë më kontrolluan dhe të zhveshur më kanë lënë deri në mëngjes nga ora 01:00. Ju pengoi sidomos policisë tatuazhi i shqiponjës në krah që e kisha, ku edhe gjatë kontrollit të mëvonshëm më godisnin disa goditje të lehta derisa intervenoi kufitari dhe ia ndaloi të më godit. Më janë drejtuar tanë kohën me ofendime, terrorist, duke më sharë, etj., derisa sa më transportuan në mëngjes për Nish”, ka thënë Kolgeci i cili më pas se e kanë transferuar në Nish.

”Ia sqarova se më 2002 jam liruar nga burgu me Kryqin e Kuq. Më tregoi se jam i ngarkuar edhe me vepra tjera penale për terrorizëm gjatë luftës dhe se nuk ju ki përgjigj ftesës me ardhë nga Kosova për në Nish. I tregova se ftesa nuk kam marrë dhe i tregova se ftesat nuk vinë në Suharekë e në Vraniq nga Serbia. Megjithëse ajo këmbëngulte se në Suharekë vinë ftesat, dhe gjatë diskutimit ndërkohë e vërejta se dikush ka intervenuar nga Kosova, dhe nuk kaloi shumë kohë dhe më liruan.

Ai u bën thirrje të gjithë ish të burgosurve politikë që mos të udhëtojnë nëpër Serbi ngaqë nuk ka siguri nga ata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme