Një mërgimtar nga qyteti i Prizrenit i cili ishte nisur drejt Gjermanisë, ka rrëfyer përvojën e tij jo aq të këndshme që i ka ndodhur në kufi me Kroacinë.
I njëjti person ka marrë me vete suxhuk e djathë, me ç’rast është dënuar 1680 euro.
Pas kësaj gjobe, mërgimtari nga Prizreni iu ka apeluar të tjerëve që të mos bartin me vete produkte ushqimore në mjetet e tyre, ngase mund të dënohen.
“I kisha lut edhe tjerët, mos të gabojnë me marrë se shumë dënime ekstreme”, tha Krasniqi për Televizionin e Prizrenit.