Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, i ka dalë në mbrojtje një qytetari i cili shihet teksa e puth kryeministrin Albin Kurti në një tubim të mbajtur të premten në Podujevë.
Ismaili ka thënë se puthja dhe puthadorja e pushtetarit nuk është privilegj i qytetarit të thjeshtë, pasi sipas saj gjest bëhet nga akademikët, kryetarë institucionesh e liderë fetarë.
“Mos i bini qytetarit të thjeshtë në qafë për një puthje. Puthja dhe puthadorja e pushtetarit nuk është privilegj i qytetarit të thjeshtë. E kemi parë atë edhe nga akademikë, kryetarë institucionesh, liderë fetarë, artistë e figura publike. Servilizmi ndaj pushtetit është çështje karakteri, një tipar i atyre që zgjedhin oportunizmin mbi integritetin. Kjo formë nënshtrimi nuk ka as klasë, as profesion, as lokacion – thjesht servilë në çdo nivel”, ka shkruar ajo.