(E plotësuar) Në orët e mbrëmjes në një mosmarrëveshje në trafik ka ndodhur para objektit të QNR-së në Prishtinë.
Dy vetura në mes të rrugës janë ndaluar, personat që ishin me të kishin filluar të konfrontoheshin me fjalë mes vete.
Brenda njërës veturë ishte edhe moderatori Meriton Mjekiqi.
Për ta ndaluar këtë përplasje ndërhyn edhe zyrtarët policorë të Kosovës të cilët shoqëruan vet Mjekiqin dhe personin tjetër për intervistim në stacionin policor “jugu” në Prishtinë.
Detaje për këtë rast ka dhënë edhe kolegu i Meritonit, Dati.
Për Indeksonline ai tha se ishte prezent kur ndodhi ngjarja, dhe se sipas tij në vendin e ngjarjes nuk kishte të shtëna, por vetëm konfrontim mes fjalësh.
“Nuk është e vërtetë që kanë gjuajtur me armë, janë kapur veç me fjalë, Meritoni tani është në polici duke u intervistuar. Nuk është arrestuar” ka thënë ai.
Ndërkohë për rastin kanë folur edhe nga policia e Kosovës.
Arrestohet moderatori Meriton Mjekiqi
Është arrestuar Meriton Mjekiqi, emër i njohur i showbizit.
Moderatori i emisionit ‘Gjoni Black” është arrestuar nga Policia e Kosovës në Fushë-Kosovë.
Ai ishte në kërkim nga policia dhe sipas informacioneve të para Mjekiqi është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të një personi tjetër, ngjarja thuhet se ka ndodhur në afërsi të Ambasadës Amerikane në lagjen “Arbëria”.