“Meriton respekt”: Ambasada e SHBA-së përgëzon largimin e Berishës nga PD-ja

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shprehur se vendimi i djeshëm i kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së, meriton respekt.

Ambasada e SHBA ka përgëzuar për vendimin Bashën, ndërsa thekson se PD-ja ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen.

Ky është reagimi i Ambasadës:

Vendimi i vështirë i shpallur dje nga kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se – siç ishte rasti 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë. Partia Demokratike ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen, për të ndihmuar drejtimin e Shqipërisë përpara. SHBA ka pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj, dhe ne mezi presim të punojmë më ngushtë se kurrë me kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme