Vendet e Ballkanit Perëndimor janë fqinjët tanë europiane dhe kanë një perspektivë europiane, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Duke iu referuar takimit me vendet e rajonit në program më 3-5 korrik në Poznan (Poloni) në kuadër të Procesit të Berlinit, Merkel, sipas një video mesazhi, ka theksuar se “për realizimin e perspektivës europiane, vendet e rajonit duhet të kalojnë tensionet e shumta që ekzistojnë dhe të plotësojnë kriteret”.
“Rruga është ende plot vështirësi”, tha kancelarja që ka theksuar rëndësinë për dialog për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Ajo citoi gjithashtu marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës në lidhje me emrin e ri që tani është Maqedonia e Veriut.
”Një shembull i tillë pozitiv duhet të nxitë kërkimin e një zgjidhjeje të problemeve të Bosnje-Hercegovinës dhe atyre mes Serbisë dhe Kosovës”, theksoi ajo.