Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të G7 që pritet të mbahet në fund të qershorit, ka thënë zyrtari i saj.
Trump e kishte anuluar samitin e G7 duke thënë se dëshiron ta mbajë atë kah fundi i qershorit në Shtëpinë e Bardhë dhe në Camp David.
“Kancelarja federale e falënderon presidentin Trump për ftesën e tij për Samitin G7 në fund të qershorit në Uashington. Deri më sot, duke e marrë parasysh situatën e përgjithshme pandemike, ajo nuk mund të pajtohet për pjesëmarrje personale për një udhëtim në Uashington”, ka thënë Steffen Seibert, zëdhënësi i Merkel, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.