Kancelarja gjermane, Angela Merkel do vaksinohet sot me “AstraZeneca”.
Kështu ka bërë të ditur kreu i Agjencisë së Kontrollit të Sëmundjeve në Gjermani, Lothar Wieler.
Merkel, do të bëhet zyrtarja më e lartë në Gjermani që merr vaksinën “AstraZeneca”.
Gjermania e ka aprovuar përdorimin e vaksinës së diskutueshme “AstraZeneca” për personat mbi moshën 60-vjeçare.
Instituti Robert Koch regjistroi mbi 29 mijë infeksione të reja të enjten. Shumica e tyre janë të njerëzve në grupmoshën 15 deri 49 vjeç, shumë më i rëndë se dy valët e para.
Afër 80 mijë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Gjermani që nga fillimi i pandemisë.