Merkel takohet me kryeministrin irlandez, kundërshton Bexit pa marrëveshje

Prishtinë | 05 Pri 2019 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Angela Merkel e ka krahasuar kufirin me Irlandën Veriore sikur Perden e Hekurt, ndërsa iu ka kërkuar deputetëve britanikë, të mos pranojnë një Brexit pa marrëveshje, gjatë seancave që janë planifikuar për këto ditë.

Gjatë takimit me kryeministrin irlandez Leo Varadkar, kryeministrja gjermane tha se zhvillimet e fundit, do ta largojnë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian.

“Unë vij nga një shtet, që për shumë, shumë vjet ka qenë i ndarë me mur. Kam jetuar prapa Perdes së Hekurta, andaj e di mirë, se sa mirë është kur zhduket” ka thënë Merkel.

Kryeministrja ka ofruar ndihmën e saj në këtë drejtim, duke thënë se do të angazhohej për çdo gjë që do duhet bërë, për një përfundim sa më të përshtatshëm.

Derisa kanë mbetur vetëm edhe disa ditë, derisa Britania e Madhe të Largohet nga Bashkimi Evropian edhe pa ndonjë marrëveshje, kryeministri Varadkar ka kërkuar nga politikanët përkushtim dhe veprim real nga zgjidhjes së Brexit.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme