Merkel tregon kur nis vaksinimi në Evropë dhe kush do të vaksionohet së pari

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Kancelarja gjermane, Angela Merkel pret që një vaksinë e koronavirusit të aprovohet në Europë në dhjetor ose “shumë shpejt pas ndërrimit të vitit”.

Pas një takimi virtual me udhëheqësit e Bashkimit Evropian të enjten vonë, Merkel deklaroi se Komisioni iu kërkoi të gjithë anëtarëve të vinin në dispozicion planet e tyre të vaksinimit.

“Duhet të them se lajmet e ditëve të fundit rreth një vaksine janë shumë pozitive dhe ne mendojmë se do të ketë aprovime të vaksinave deri në dhjetor ose të paktën në fillim të vitit të ardhshëm dhe natyrisht që vaksinimet mund të fillojnë”, tha ajo.

Merkel shtoi se baza etike e vaksinimit po diskutohet midis të gjithë vendeve anëtare të BE, duke shtuar se “përparësitë e vaksinimit janë të ngjashme në shumicën e vendeve anëtare, së pari personeli mjekësor, pastaj shtresat “.

Të ngjashme