Përballë vendimit të diskutueshëm të Uashingtonit politikania e CDU-së e sheh multilateralizmin “në një krizë të vërtetë”.”Kur secili bën atë që i pëlqen, ky është një lajm i keq për botën”. Njëkohësisht Merkeli tha se “do të angazhohet edhe më tej për partneritetin transatlantik”. Detyra për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar tani është më urgjente se kurrë më parë.
ërballë numrit në rritje të konflikteve në botë, Merkeli bëri thirrje që të mos bëhemi indiferentë “Ky rrezik ekziston përballë numrit të madh të imazheve të njerëzve,dinjiteti i të cilëve shkelet me këmbë”. Një numër i madh konfliktesh ndërkohë nuk zhvillohet shumë larg, “por direkt para derës së shtëpisë sonë”.
“Hap pas për diplomacinë e paqes”
Edhe Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier (SPD) u shpreh në Konventën e katolikëve për tërheqjen e SHBA nga Marrëveshja e Iranit. Ky është një “hap pas për diplomacinë e paqes” dhe një refuzim i paqes përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, tha Steinmeieri.
Ministri i zhvillimit i Vatikanit, kardinali Peter Turkson, tha në aktivitet se është për të ardhur keq, që vendimi i SHBA rëndon raportin me Evropën. Vendet evropiane megjithatë kanë një shans po të kërkojnë të komunikojnë me njëri-tjetrin, theksoi ai “Paqja nuk arrihet përmes armëve, por përmes dialogut”.
Donald Trumpi e pati bërë të ditur të martën tërheqjen nga marrëveshja atomike me Iranin. Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca kanë bërë të ditur se do t’i përmbahen marrëveshjes.