Kurti po e zhvendos vëmendjen nga qeverisja e dobët, duke prodhuar tema të paqena

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 21:04 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se në vend që të merret me punët dhe detyrat që i ka, ai po dëshmon papjekuri në qeverisje.

Hoxha, në një postim në Facebook, ka thënë se Kurti po pretendon që ta zhvendosë vëmendjen nga qeverisja e dobët, duke prodhuar tema të paqena dhe cenuar partneritetin me NATO-n she ShBA-në.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Kryeministri ende i papjekur

Jemi në javën e tretë të qeversijes pa vizion dhe pa plan qeverisës për Kosovën, po ashtu jemi në javën e tretë të qeverisjes dhe muajin e dytë të vitit kur ende skemi buxhet të aprovuar.

Kryeministri në vend qe të merret me punët dhe detyrat qe e ngarkojnë, si dhe të mbaj premtimet e dhëna para qyetareve, ai në vazhdimësi po dëshmon pa pjekuri në qeverisje i cili pretendon qe ta zhvendos vemëndjen nga qeverisja e dobët dhe në anën tjetër prodhon tema të paqena duke cenuar partneritetin e përhershëm ndërkombëtare me aleancën e Natos dhe SHBA-të.

I bëjmë thirrje Kreministrit, mos bëjë perpjekje me trillu opinionin me lajme të tilla boshe, por përkushtohu në përmirësimin e jetës se qytetareve.

Presidenti si çdo herë po merret me prioritete të medha për vendin!@ Sejdi Hoxha

SH

Të ngjashme