Vendimi për shtrenjtimin e sigurimeve për 26 për qind po kundërshtohet nga qytetarë të shumtë.
E një vendim të tillë të padrejtë po e konsideron edhe njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Merovci.
Ai po e mbështet edhe protestën e paralajmëruar nga “Marakli t’kerreve”.
Ky është reagimi i Merovcit:
“Kompanitë e sigurimeve në Kosovë duan që përfitimet financiare t’i marrin për vete si biznese private, ndërsa kostot e dështimeve të tyre t’i paguajnë qytetarët, me çmime të reja të polisës së sigurimit, edhe ashtu të rraskapitur nga ngarkesat e shumta me tatim-taksa e norma të larta të interesit në kredi.
Pse të shpëtohen kompanitë të cilat aktivitet primar e kanë fitimin e parave, me rrezikun e falimentimit, nëse kanë perfomancë të dobët?
Le të mbesin në treg vetëm kompanitë likuide, konkurruese në treg, por jo në kurriz të qytetarëve, të ndihmuar pa të drejtë nga injoranca funksionale e BQK-së!
#NëPROTESTË!”,