Merr flakë deponia e gomave në Emshir, evakuohen banorët

Prishtinë | 07 Sht 2026 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Merr flakë deponia e gomave në Emshir, evakuohen banorët

Një deponi gomash është përfshirë nga zjarri në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur konkretisht në rrugën “Fatime Sokoli”, në afërsi të Stacionit të Autobusëve.

Lidhur me rastin është deklaruar Policia përmes zëdhënësit për kryeqytetin Enis Pllana.

Pllana tha se për shkaqe sigurie është bërë edhe evakuimi i banorëve të zonës.

“Sot, rreth orës 16:00, Policia ka pranuar informatën për një zjarr në rrugën “Fatime Sokoli”, në Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për shkaqe sigurie, është bërë evakuimi i banorëve të zonës, ndërsa zjarrfikësit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit”, tha Pllana për Klan Kosova.

Të ngjashme