Një person ka humbur jetën dhe së paku 10 të tjerë janë dërguar në spital, pas një zjarri që shpërtheu në një hotel mjaft të frekuentuar nga të famshmit në Costa Del Sol në Spanjë. Viktima është një burrë, i cili u gjet në dhomën e hotelit, por nuk dihet ende kombësia e tij.
Dëshmitarët deklaruan se panë flakë gjigante që përfshinë hotelin ‘Sisu Marbella’ rreth orës 6.15 të mëngjesit, ndërsa njerëzit hidheshin nga ballkonet për të shpëtuar, transmeton Shqip.
Pamjet dramatike tregojnë njerëzit të tmerruar që ngjiten nëpër fasadat e drurit të ndërtesës për të shpëtuar.
Zjarrfikësit hodhën ujë mbi fasadën e drurit në mënyrë që të ftohej dhe njerëz të qëndronin aq gjatë, sa të arrinin të vinin shkallët dhe t’i shpëtonin.
Hoteli me katër yje, i vendosur pesë milje larg Marbella, vizitohen shpesh nga të famshmit si Lauren Goodger, Abi Clarke dhe Lauren Pope.